Sipas urdhrit të Trupit Gjykues, të datës 27 maj, një dëshmitar i ZPS-së është duke dhënë kundërdëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. Bazuar në informacionet e ofruara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve dhe pasi vlerësoi se është në interes të drejtësisë që të sigurojë që dëshmitari të mund të japë lirisht dëshminë e tij, Trupi Gjykues, në urdhrin e sotëm gojor, e pranoi kërkesën e ZPS-së për të vazhduar me dëshminë e këtij dëshmitari në seancë private.

E mërkurë 1 Qershor, 2022 12:30