Gjatë seancës së sotme (19 qershor), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, duke pasur parasysh datën e synuar për përfundimin e çështjes së ZPS-së (prill 2025), shprehu shqetësimin e tij lidhur me ritmin aktual të dhënies së dëshmive në gjykatë. Duke marrë parasysh se janë shpenzuar rreth 120 orë për dëshmitë e vetëm 10 dëshmitarëve, Trupi Gjykues ua kujtoi palëve se është e panevojshme që dëshmitarët të merren gjerësisht në pyetje për çështje të cilat janë të padiskutueshme. Mbi këtë bazë, Trupi Gjykues shprehu besimin e tij se ZPS-ja mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e nevojshme për marrjen në pyetje, ndërkohë që Mbrojtja u urdhërua të rivlerësojë kohën që kanë paraparë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm.
E hënë
19 Qershor, 2023
12:00