E hënë
4 Nëntor, 2024
11:00
Shukri Buja është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Pasi dëshmitari dhe mbrojtësi i tij kujdestar bënë parashtrimet e tyre në gjykatë, Trupi Gjykues, në përputhje me Rregullën 151(2), vendosi ta detyrojë dëshmitarin të dëshmojë për shkak të, mes të tjerash, rëndësisë dhe veçantisë së dëshmisë së tij, si dhe për shkak të natyrës së kufizuar të vetinkriminimit të mundshëm. Sipas së njëjtës Rregull, paragrafi 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij do të jepet in camera, nuk do t’i bëhet e njohur publikut dhe nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së, përveç sipas nenit 15 (2) të Ligjit dhe Rregullës 65. Më pas gjykimi kaloi në seancë të mbyllur.