Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Johan Rudolph Fritsch, Prokuroria thirri dëshmitarin e radhës pasditen e sotme. Ky është dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W04710. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë ky dëshmitar është i afërm i një viktime që pretendohet se është zhdukur me forcë dhe vrarë në Drenoc. Ky është dëshmitari i 65-të i Prokurorisë deri më tani në gjykatë.
E mërkurë
22 May, 2024
16:00