Ju informojmë se sot përfundoi Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj, përfshirë një seancë ex parte me ZPS-në. Gjatë Konferencës trupi gjykues nxori 14 vendime gojore që kanë të bëjnë, mes tjerash, me afatet për parashtrimet e palëve para fillimit të gjykimit. Njëri nga këto vendime konfirmoi se konferenca përgatitore e Prokurorit të Specializuar do të mbahet javën e ardhshme (8 dhe 9 shtator) siç mund të shihet në Kalendarin tonë të Gjykatës.
E enjte
2 Shtator, 2021
18:00