Më 19 mars 2025, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët refuzoi kërkesën e gjashtë të Hashim Thaçit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Sipas mendimit të Trupit Gjykues, vizita nën ruajtje gjatë varrimit dhe ceremonive përkujtimore publike, do të kishte shkaktuar shqetësime të konsiderueshme për sigurinë. Trupi Gjykues konstatoi se këto rreziqe do të zvogëloheshin sa duhet në qoftë se vizita kryhej pas varrimit. Vendimi i redaktuar publik i këtij vendimi, i dorëzuar më 7 prill, mund të shihet këtu.
Para dhe pas këtij vendimi, i njëjti Trup Gjykues ka miratuar dy vizita nën ruajtje në muajin mars, ndërsa i ka refuzuar dy vizita në janar dhe shkurt të këtij viti. Lidhjet drejt këtyre vendimeve mund t’i gjeni në vijim: kërkesa e 3-të; kërkesa e 4-të; kërkesa e 5-të; kërkesa e 7-të.
Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.