Më 14 korrik 2025, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për lirim me kusht, të dorëzuar në mënyrë konfidenciale dhe ex-parte më 26 qershor 2025. Kryetarja konstatoi se Shala nuk e plotëson ende kriterin për shqyrtim për modifikim ose ndryshim të dënimit sipas ligjit, pasi ai nuk ka vuajtur dy të tretat e dënimit të tij. Në vendim thuhet gjithashtu se zbatimi i nenit 90 të Kodit Penal të Kosovës para Dhomave të Specializuara, siç është parashtruar nga Shala, nuk është i qëndrueshëm ndërsa arsyetimi shtesë është i disponueshëm në vendim.
E hënë
14 Korrik, 2025
17:50