Gjatë konferencës së sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët, Trupi Gjykues lëshoi një numër urdhrash gojorë të cilët bazohen në datën e parashikuar për fillimin e gjykimit, më 8 nëntor 2024. Ndër të tjera, Trupi Gjykues trajtoi mosdisponueshmërinë e mbrojtësit kryesor të Januzit më 11 dhe 12 nëntor. Trupi Gjykues vendosi që, nëse është e nevojshme, Januzi mund të përfaqësohet nga bashkëmbrojtësi i tij gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e Mbrojtjes që deri më 4 nëntor 2024 të dorëzojnë listat e dëshmitarëve. Së fundi, Trupi Gjykues njoftoi se do të nxjerrë një numër vendimesh përkatëse në kohën e duhur, duke përfshirë atë për datën e fillimit të gjykimit.

Kjo ishte konferenca e fundit përgatitore për gjykimin në këtë çështje, prandaj seancat për pjesën e mbetur të kësaj jave janë anuluar.

E martë 8 Tetor, 2024 16:30