Siç ishte përmendur gjatë paraqitjeve të para, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit është paraparë të mbahet të martën, më 17 dhjetor 2024, në ora 14:00.
Në urdhrin e caktimit, Gjykatësja Masselot, mes të tjerash, ftoi Thaçin dhe Smakajn që gjatë kësaj seance të vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Nëse të akuzuarit vendosin që të mos vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre më 17 dhjetor, Gjykatësja Masselot ka treguar synimin e saj për të kërkuar që vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre të përfshihet në dosjen e çështjes deri më 7 janar 2025. Nëse vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve nuk përfshihet në dosjen e çështjes deri në datën e lartcekur, Gjykatësja e procedurës paraprake, në përputhje me rregullën 95 të Rregullores, do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm.