Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Paraqitjet e para do të mbahen më 15 dhjetor (Haradinaj) dhe më 18 dhjetor (Gucati). Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

E hënë 14 Dhjetor, 2020 17:15
Image