E enjte 23 Nëntor, 2023 12:30

Siç parashihet në rregullën 63(1) të Rregullores, më 22 nëntor 2023, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova paralajmëroi zyrtarisht Mbrojtësin e Nasim Haradinajt, pasi ai nxori informacion konfidencial për media. Kadman dha një intervistë për një media në Kosovë në nëntor dhe zbuloi informacion që ishte redaktuar në versionin publik të vendimit të datës 17 tetor në lidhje me modifikimin e dënimit të Nasim Haradinajt. Meqenëse Kadmanit i ishin kujtuar detyrimet që ka në këtë aspekt, por megjithatë nxori informacionin konfidencial, Kryetare Trendafilova e gjykoi të nevojshme që ta paralajmërojë zyrtarisht sepse veprimi i tij nuk përmbush standardet e etikës profesionale. Kryetarja gjithashtu kujtoi Kadmanin për detyrimet që ka, siç përcaktohen në Kodin e Etikës Profesionale, si dhe për hapat e mëtutjeshëm që mund të merren nëse nuk i respekton detyrimet profesionale si Mbrojtës që ushtron detyrën para Dhomave të Specializuara.

Këtu mund ta lexoni vendimin e plotë.