Sipas parashtrimit të mbrojtëses së viktimës, Trupi Gjykues në gjykimin ndaj Mustafës, përmes urdhrit të sotëm gojor, vendosi të rishqyrtojë urdhrin e tij të mëparshëm të datës 9 mars 2022 që ngarkonte Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës për të bërë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të tre viktimave në këtë çështje. Trupi Gjykues vendosi të ngarkojë Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Ekzaminimin Mjekësor (“Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek”- IMMO) që të kryej vlerësimin e gjendjes shëndetësore të lartpërmendur në vend të Institutit Holandez për Psikiatrinë dhe Psikologjinë Ligjore (“Nederlands voor Instituut Forensische Psychiatrie en Psychologie” – NIFP), i cili ishte ngarkuar më herët që ta bëjë këtë. Fushëveprimi dhe afati i raportit mbeten të pandryshuara. Seanca e sotme ka përfunduar dhe gjykimi do të rifillojë nesër, më 22 mars, në orën 09:30, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.
E hënë
21 Mars, 2022
13:00