Në fund të konferencës së sotme përgatitore për Mbrojtjen në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj, Trupi Gjykues II nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes tjerash, se paraqitja e provave prej Mbrojtjes do të nis nesër (më 3 dhjetor) me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Gucatit dhe do të vazhdojë më 6 dhjetor, me paraqitjen e provave. Paraqitja e provave prej Mbrojtjes së Haradinajt do të nis pas mbylljes së paraqitjes së provave prej Mbrojtjes së Gucatit. Trupi Gjykues caktoi 17 janarin 2022 si datë provizore për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes dhe 1 marsin 2022 për përfundimin e procedurës provuese në këtë çështje gjyqësore.

E enjte 2 Dhjetor, 2021 13:00