Më 28 mars 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë mocionin e P. Shalës për paraqitjen e provave shtesë. Konkretisht, Mbrojtja kërkoi që të thërriste Sokol Dobrunën si dëshmitar të saj dhe që transkriptet dhe shënimet në lidhje me dëshmitë e tij në çështjet tjera dhe intervistat të pranoheshin si prova shtesë në përputhje me Rregullën 181 të Rregullores.
Paneli vlerësoi provat e propozuara dhe i gjykoi ato mjaftueshëm të besueshme, por konstatoi se ato ishin të disponueshme në kohën e gjykimit ose mund të ishin zbuluar përmes ushtrimit të zellit të duhur. Për më tepër, Paneli vlerësoi ndikimin e këtyre provave dhe arriti në përfundimin se ato nuk do të kishin ndikuar në aktgjykim po të ishin pranuar gjatë gjykimit. Rrjedhimisht, Paneli hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes.
Për më shumë detaje shihni vendimin.