Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Salih Mustafës është caktuar për datën 28 tetor, në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Mustafa do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance. Më shumë informacion në lidhje me çështjen, përfshirë Aktakuzën e redaktuar publike, do të gjeni në rubrikën e çështjes.
E hënë
26 Tetor, 2020
15:00