Ju njoftojmë se Konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Shala ka përfunduar. Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues nxori një numër vendimesh gojore që kanë të bëjnë me afatet për dorëzimin e parashtrimeve , mes tjerash, listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të ZPS-së, statusin e dyfishtë të viktimave dhe dëshmitarëve si dhe procedurat e zhdëmtimit. Trupi Gjykues gjithashtu njoftoi se synon të nxjerrë vendime përkatëse lidhur me caktimin e datës për fillimin e gjykimit, pjesëmarrjen e viktimave dhe zhvillimin e procedurave në periudhën e ardhshme.

E mërkurë 19 Tetor, 2022 11:30