Më 1 shtator 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e  Isni Kilajt kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake ku urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 5 qershor të këtij viti. Vendimi i Panelit gjendet këtu. 
 
Kyështë apeli i katërt i Kilajt kundër vazhdimit të paraburgimit që rrëzohet, si në çështjen paraprake para lirimit të tij në Kosovë  (KSC-BC-2018-01) dhe më pas në çështjen aktuale (KSC-BC-2023-12). Shih postimet tona të mëparshme: 11 janar 2024;  26 shkurt 2024; 28 janar 2025.
                                        E hënë
      1 Shtator, 2025
      17:15
  
    
    
  