Më 26 gusht 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë rrëzoi kërkesat e paraqitura nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit në lidhje me mospërmbushjen e pretenduar të detyrimeve për nxjerrjen e materialeve nga ZPS-ja. Gjykatësi Giju konstatoi se kërkesat e Mbrojtjes nuk përbëjnë mospërmbushje të detyrimeve të ZPS-së për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103 të Rregullores, por megjithatë e nxiti fuqimisht Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’u përmbahet detyrimeve për nxjerrjen e materialeve shfajësuese dhe t’i japë përparësi nxjerrjes së tyre mbi afatet dhe materialet e tjera me të cilat po punon paralelisht. Gjithashtu, ZPS-ja u urdhërua që, deri më 7 tetor, të dorëzojë një raport mbi nxjerrjen, ku të shpjegojë vështirësitë që ka hasur në përmbushjen e detyrimeve për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103. Më shumë hollësi do të gjeni në versionin e redaktuar të vendimit, protokolluar më 13 shtator.

E enjte 15 Shtator, 2022 09:30