E martë
17 Dhjetor, 2024
17:30
Sot, më 17 dhjetor 2024, para gjykatëses së procedurës paraprake, Marjorie Masselot (Marzhori Masëlo), u mbajt konferenca e parë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Në përputhje me urdhrin e caktimit, gjatë kësaj seance të akuzuarve Thaçi dhe Smakaj iu dha mundësia që të deklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre. Meqenëse ata zgjodhën të mos e bënin këtë sot, gjykatësja Masselot përsëriti vendimin e saj të mëparshëm në urdhrin e caktimit, duke i ftuar ata të deklarohen në formë të shkruar deri më 7 janar 2025 në mesditë. Nëse kjo nuk bëhet brenda afait të caktuar, gjykatësja Masselot do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm, në të njëjtën datë.