Më 7 prill 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve për akuza lidhur me administrimin e drejtësisë nxori vendimin mbi kërkesën e Mbrojtjes së Smakajt për pezullimin e procesit. Mbrojtja kërkoi pezullim duke pretenduar se ZPS-ja nuk i nxori informacionet përkatëse Gjykatëses së Procedurës Paraprake gjatë procesit të konfirmimit të aktakuzës. Gjykatësja Marzhori Masëlo e refuzoi kërkesën e Mbrojtjes, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kriteret për pezullimin e përhershëm të procesit. Konkretisht, gjykatësja Masëlo konkludoi, ndër të tjera, se ZPS-ja nuk ka shkelur detyrimet e saj me mospërfshirjen e intervistës së dëshmitarit specifik në materialin që mbështet aktakuzën, pasi kjo intervistë do të trajtohet gjatë gjykimit duke mbajtur parasysh argumentet dhe provat e palëve në tërësi.
E martë
8 Prill, 2025
17:05