Në urdhrin për caktimin e datës të lëshuar më 13 mars 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, Gjykatësi i Vetëm caktoi afatet e reja dhe ndryshoi disa nga ato të njoftuara më parë në urdhrin e tij gojor të datës 5 mars.
-    Çdo mocion i Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave duhet të dorëzohet deri më 23 mars 2026, dhe çdo përgjigje e ZPS-së në lidhje me to deri më 25 mars 2026.
-    Gjykatësi i Vetëm synon të lëshojë një vendim në lidhje me këto mocione, nëse ka, deri më 27 mars 2026 në orën 16:00. Në varësi të rrezultatit të çdo mocioni sipas rregullës 130, Mbrojtja duhet të njoftojë brenda po kësaj date nëse synon të paraqese prova të Mbrojtjes.
-    Konferenca përgatitore e Mbrojtjes do të mbahet gjatë javës së 30 marsit 2026, ndërsa deklaratat hyrëse të Mbrojtjes do të bëhen me 7 prill 2026, e më pas do të dëgjohen dëshmitarët e Mbrojtjes deri më 24 prill 2026.
Më parë, në korrespondencën e brendshme me palët më 10 mars 2026, Gjykatësi i Vetëm ndryshoi afatin për njoftimin prej ZPS-së të mbylljes së paraqitjes së provave të saj duke caktuar për këtë datën 13 mars 2026, orën 16:00, dhe caktoi datën 13 mars 2026 në mesnatë si afat për dorëzimin prej ekipeve të Mbrojtjes të çdo njoftimi për synimin e paraqitjes së mocioneve për rrëzimin e akuzave sipas rregullës 130.     

Më 13 mars 2026, ZPS-ja dorëzoi njoftimin për mbylljen e paraqitjes së provave të saj.
 

E premte 13 Mars, 2026 17:00