E hënë 1 May, 2023 09:45

Të mërkurën, më 26 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e 20 viktimave kundër vendimit të Panelit të Gjykatës Themelore me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Megjithatë, paneli i ka lejuar parashtruesit e refuzuar që t'i dorëzojnë sërish kërkesat tyre, nëse paraqesin informacione të reja para trupit gjykues.