Më 2 shtator 2025, Trupi Gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lëshoi urdhrin e mëtejshëm lidhur me orarin e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes. Trupi Gjykues caktoi 14 nëntorin 2025 si datën e synuar për përfundimin e paraqitjes së provave prej ekipeve Mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit, ose një javë pas dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që ndodh e para. Trupi Gjykues gjithashtu i informoi të gjitha palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare, si dhe deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore, para fillimit të pushimit dimëror të gjykatës më 22 dhjetor 2025. Vendimi përcakton gjithashtu afatet shtesë dhe udhëzimet procedurale për pjesën tjetër të çështjes së Mbrojtjes.

E martë 2 Shtator, 2025 14:25