Më 11 prill 2025, Gjykata e Apelit nxori vendimin me të cilin hodhi poshtë apelin e dorëzuar nga Mbrojtja e Veselit dhe Krasniqit. Apeli kundërshtoi urdhrin gojor të Trupit Gjykues të datës 5 dhjetor 2024, i cili kishte refuzuar një kundërshtim lidhur me përdorimin e një deklarate të një dëshmitari, j cili nuk ka dëshmuar, gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Sokol Bashota nga Trupi Gjykues.

Paneli i Apelit përsëriti diskrecionin e gjerë që i jepet Trupit Gjykues sipas Rregullores, duke përfshirë të drejtën për të marrë në pyetje dëshmitarët për çështje që nuk janë ngritur nga palët. Ndër përfundimet e veta, Paneli i Apelit përcaktoi se gjatë marrjes në pyetje, Trupi Gjykues po vlerësonte besueshmërinë ose kërkonte sqarime nga një dëshmitar dhe se nuk ishte vërtetuar ndonjë dëm konkret.

Ky është një vendim tjetër lidhur me kundërshtimet e Mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitarëve nga Trupi Gjykues. Dy vendimet e mëparshme janë përmendur në përditësimin tonë më të fundit.

E hënë 14 Prill, 2025 15:00