E mërkurë
4 Dhjetor, 2024
15:15
Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor në lidhje me propozimin e Mbrojtësit të Viktimave më 2 tetor të këtij viti i cili ka të bëjë me kronologjinë e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe kërkesën për zhdëmtim. Pas konfirmimit se të gjithë palët pajtohen, Trupi Gjykues urdhëroi që paraqitja e provave prej Mbrojtësit të Viktimave të fillojë pas paraqitjes së provave prej ZPS-së dhe procedurës sipas rregullës 130, por para fillimit të paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në rast se do të ketë. Lidhur me kërkesat e mundshme për zhdëmtime nga Mbrojtësi i Viktimave, ato duhet të protokollohen pas aktgjykimit në këtë çështje dhe pasi të jetë vendosur në lidhje me akuzat.