Në vendimin e bërë publik më 7 nëntor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, urdhëroi që kufizimi mbi vizitat e paprivilegjuara, i vendosur ndaj Hashim Thaçit në fillim të këtij viti, të mbetet në fuqi.
Gjykatësja Marzhori Masëlo konstatoi se kufizimet mbeten të nevojshme për të parandaluar çdo nxjerrje të mëtejshme të paligjshme të informacionit konfidencial në lidhje me dëshmitarët dhe se ato janë proporcionale dhe në përputhje me të drejtat e të akuzuarit.
Kufizimet rishikohen çdo tre muaj pas raporteve nga Administratorja e DHSK-së, ndërsa raporti i radhës pritet më 24 nëntor 2025.
E hënë
10 Nëntor, 2025
16:42