Në kalendarin e rishikuar për pjesën e mbetur të procedurave paraprake në çështjen Gucati& Haradinaj, të publikuar sot, gjykatësi i procedurës paraprake Giju, caktoi 2 korrikun 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes tek trupi gykues. Gjykatësi Giju gjithashtu e zgjati për tetë ditë afatin për dorëzimin e dosjes paraprake nga ana e Mbrojtjes (deri më 22 korrik 2021), dhe caktoi Konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes më 25 qershor në orën 11:00. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).
E mërkurë
9 Qershor, 2021
17:15