Më 21 prill, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e parë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaci dhe të tjerët. Nëntë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces (për t'u përfaqësuar si një grup) dhe shtatë kërkesa u refuzuan. Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi Zyrën për Pjesëmarrje të Viktimave që të mbledhë më shumë informacion në lidhje me një parashtrues të kërkesës para se të marrë vendimin për të. Këtu do të gjeni vendimin (në anglisht).

E enjte 22 Prill, 2021 11:15