Bazuar në vendimet e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 22 korrik 2022 dhe më 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar sot, më 30 shtator, dorëzoi aktakuzën  e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës më të fundit është në dispozicion këtu. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.

E premte 30 Shtator, 2022 19:15