KSC-BC-2020-05/KSC-CA-2023-02-KSC-SC-2024-02
Salih Mustafa ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’). Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Në këtë çështje ishin 8 viktima pjesëmarrëse. Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023: Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat është shpallur fajtor. Aktgjykimi i apelit u shpall më 14 dhjetor 2023. Paneli zvogëloi dënimin e njësuar të Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim Më 14 mars 2024, Mustafa dorëzoi kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në përputhje me nenin 48(6) deri (8) të Ligjit dhe rregullën 193 të Rregullores. Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e Mustafës dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e tij me 22 vjet burg. Çështja iu kthye përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme.