|
PËRMBLEDHJE E VEPRAVE PENALE TË PRETENDUARA
Fletarrestimi ndaj Isni Kilajt u lëshua nga Prokurori i Specializuar në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074 (KPK), dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).
ZHVILLIMET PROCEDURALE*
-
Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023 dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 3 nëntor 2023.
-
Seanca e paraqitjes së parë të Kilajt u mbajt më 4 nëntor 2023 para gjykatësit të vetëm në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 55 të Rregullores.
-
Më 15 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi aktakuzën fillestare kundër Kilajt për konfirmim, pasuar nga aktakuza e rishikuar më 11 mars 2024. Më 2 maj 2024, ZPS-ja kërkoi pezullimin e aktakuzës së rishikuar për të dorëzuar një version tjetër të ndryshuar për konfirmim. Duke marrë parasysh këto zhvillime si dhe prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për liri të Kilajt, ndër faktorët tjerë, Gjykatësi i Vetëm i DHSK-së, Nikola Giju, përcaktoi se zgjatja e paraburgimit të Kilajt do të ishte e paarsyeshme. Rrjedhimisht, më 15 maj 2024, ai urdhëroi lirimin e Kilajt në Kosovë me kushte të rrepta. Më 18 korrik 2024, ZPS-ja njoftoi se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar.
*Isni Kilaj konsiderohet ende i dyshuar”
Gjykatësi i vetëm | Gjykatësja Marzhori Maselo |
Mbrojtësi | Ian Eduards (Mbrojtës), Xho Holmz (Bashkëmbrojtës) |
LISTA E TË GJITHA SEANCAVE
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Kilaj. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme.
Data | Lloji i seancës | Video regjistrimi | Transkripti |
---|---|---|---|
04/11/2023 | Paraqitje e parë | Videoja | Transkripti |