• Sabit Januzi dhe të tjerët

    Numri i çështjes
    KSC-BC-2023-10
    Faza e çështjes
    Më 6 tetor 2023, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u transferuan në objektin e Paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Haxhi Shala u transferua më 12 dhjetor 2023. Të tre personat akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Më 13 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjes Januzi dhe Bahtijari (KSC-BC-2023-10) me çështjen Haxhi Shala (KSC-BC-2023-11). Në vijim, më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së dhe vendosi që çështja e përbashkët do të quhet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës dhe do të mbajë numrin e çështjes KSC-BC-2023-10. Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe tre të akuzuarve, më 18 dhe 19 dhjetor 2024, Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala u deklaruan fajtorë lidhur me pikat 2 dhe 3 të aktakuzës së konfirmuar. Më 4 shkurt 2025, Trupi Gjykues miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe shqiptoi dënimet: Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa Januzi dhe Bahtijari u dënuan me nga 2 vjet burgim. Të akuzuarit u pajtuan gjithashtu që të paguajnë shumën prej gjithsej 500 euro si zhdëmtim viktimës së pranuar për pjesëmarrje në proces. Më 19 shkurt 2025, Kryetarja e DHSK-së, Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Januzit dhe Bahtijarit dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse. Këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu shqiptua secilit prej tyre.
  • Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

    Numri i çështjes
    KSC-BC-2020-07/KSC-CA-2022-01/KSC-SC-2023-01
    Faza e çështjes
    Gucati dhe Haradinaj shërbyen respektivisht si kryetar dhe si nënkryetar të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çështja e tyre ka të bëjë me vepra penale të pengimit të drejtësisë. Gjykimi u zhvillua nga 7 tetori 2021 deri më 17 mars 2022. Më 18 maj 2022, Trupi Gjykues i shpalli të dy të akuzuarit fajtorë dhe i dënoj me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Më 2 shkurt 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit uli dënimin e tyre në katër vjet e tre muaj burgim dhe la në fuqi dënimin me gjobë prej njëqind eurosh. Pas modifikimit të dënimeve të tyre nga Kryetarja e DHSK-së Trendafilova, Gucati dhe Haradinaj u liruan me kusht përkatësisht më 17 tetor dhe 14 dhjetor 2023.
Subscribe to Kryerja e dënimit