KSC-BC-2020-04/KSC-CA-2024-03

Pjetër Shala pretendohet se ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri. Krimet e pretenduara për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Më 21 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023 dhe përfundoi më 17 prill 2024. Aktgjykimi u shpall më 16 korrik 2024: Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim. Më 2 shtator 2024, Mbrojtja e P. Shalës dorëzoi njoftimin për apel kundër aktgjykimit. Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave është planifikuar për datën 29 nëntor 2024. Në këtë çështje gjyqësore janë 8 viktima pjesëmarrëse.