• Hashim Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë)

    Numri i çështjes
    KSC-BC-2023-12
    Faza e çështjes
    Pas konfirmimit të Aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë më 6 dhjetor 2024. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen në formë të shkruar deri më 7 janar 2025. Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar ndërsa u bë publike më 14 janar 2025.
  • Sabit Januzi dhe të tjerët

    Numri i çështjes
    KSC-BC-2023-10
    Faza e çështjes
    Më 6 tetor 2023, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u transferuan në objektin e Paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Haxhi Shala u transferua më 12 dhjetor 2023. Të tre personat akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Më 13 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjes Januzi dhe Bahtijari (KSC-BC-2023-10) me çështjen Haxhi Shala (KSC-BC-2023-11). Në vijim, më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së dhe vendosi që çështja e përbashkët do të quhet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës dhe do të mbajë numrin e çështjes KSC-BC-2023-10. Më 4 shtator 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Konferencat përgatitore për gjykimin u mbajtën më 7 dhe 8 tetor 2024. Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe tre të akuzuarve, më 18 dhe 19 dhjetor 2024, Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala u deklaruan fajtorë lidhur me pikat 2 dhe 3 të aktakuzës së konfirmuar. Trupi Gjykues aktualisht është duke shqyrtuar marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje dhe do ta nxjerrë vendimin në kohën e duhur.
Subscribe to Procedurë paraprake