Pas shqiptimit të Vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, sot, Kryetare Trendafilova dha deklaratën në vijim:

“Shqyrtimi prej Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i Rregullores së miratuar të Procedurës dhe të Provave është një element thelbësor për të garantuar, sikurse kërkohet prej Kushtetutës së Kosovë, zbatimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Krahasuar me institucione të tjera që procedojnë krime të ngjashme, kjo përbën një risi.

Në vendimin e sotëm të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese konstatohet se nga gjithsej 208 rregulla, gjykatësve të Plenares do t’u duhet të shqyrtojnë sërish 10 dispozita konkrete. Ky proces fuqizon strukturën e Dhomave të Specializuara dhe garanton plotësisht respektin për të drejtat themelore dhe liritë e individit.  

Brenda një kohe sa më të shkurtër, unë do të mbledh Plenaren me qëllim që rregullat e lartpërmendura të ndryshohen në përputhje me vendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, Rregullorja do të hyjë në fuqi pasi Gjykata Kushtetuese të ketë marrë vendim të formës së prerë se të gjitha rregullat janë në përputhshmëri me Kapitullin II të Kushtetutës.

Dëshiroj t’u shpreh gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese mirënjohje për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, duke garantuar në këtë mënyrë standardet më të larta të mundshme të të drejtave të njeriut në procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Burimi: 
Dhomat e specializuara