Më 10 tetor 2017, përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës mbajtën një mbledhje këshillimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Mbledhja u mbajt në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë administruar prej Fondit për të Drejtën Humanitare ku morën pjesë një numër organizatash joqeveritare nga Kosova. Ndër përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara ishin Zëvendësadministratori, dr. Guido Acquaviva, shefja e Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave, znj. Silke Studzinsky, koordinatori për Zyrën e Mbrojtjes, z. David Hein dhe shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun, znj. Avis Beneš. Kjo mbledhje shërbeu si forum jozyrtar për vijimësinë e dialogut midis Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.