Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë botuar raportin e tyre të parë, i cili thekson disa nga momentet kyçe që janë arritur nga prilli i vitit 2016 deri në shkurt 2018.

Pjesa e parë e raportit përshkruan procesin përmes të cilit u arrit që Dhomat e Specializuara të Kosovës të bëhen funksionale në aspektin gjyqësor (prill 2016 – korrik 2017) dhe hapat e mëtejshëm madhorë për krijimin e kornizës ligjore dhe forcimin e veprimtarive për komunikim dhe ndërgjegjësim (korrik 2017 – shkurt 2018).

Pjesa e dytë e raportit paraqet historikun dhe themelimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe nënvizon përgjegjësitë dhe sfidat me të cilat është përballur ky institucion në punën e tij.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë të përkushtuara të garantojnë që puna e tyre të raportohet në mënyrë transparente për një audiencë sa më të gjerë. Për këtë qëllim, në vitet e ardhshme do të vijojnë edhe raporte të tjera vjetore që do të paraqesin punën e ardhshme të këtyre institucioneve.

Versionin në gjuhën shqipe të raportit të parë mund t’a gjeni në internet.

Burimi: 
Dhomat e specializuara