Më 6 shkurt 2018, koordinatori I Zyrës së Mbrojtjes dhe shefja e Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave të Dhomës së Specializuar të Kosovës patën një takim me anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë gjatë të cilit ofruan informacion të hollësishëm në lidhje me paraqitjen e kërkesave për mbrojtës dhe për pranimin në listën e mbrojtësve për të dyshuar ose të akuzuar dhe listën e mbrojtësve të viktimave.

Kushdo që del para Dhomave të Specializuara të Kosovës gëzon të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik dhe gjithashtu të drejtën e përfaqësimit prej avokatëve që përmbushin kushtet për Listën e Mbrojtësve. Për mundësimin e mbrojtjes së duhur, vetëm mbrojtësit që kanë një përvojë të caktuar mund të pranohen në Listën e Mbrojtësve dhe më pas të paraqiten si mbrojtës para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Kriteret për pranimin e mbrojtësve janë në Direktivën për Mbrojtësit. Zyra e Mbrojtjes e Dhomave të Specializuara të Kosovës administron listën e mbrojtësve për të dyshuar ose të akuzuar.

Ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës lejon pjesëmarrjen e viktimave në faza të ndryshme të procedurës penale. Viktimat që pranohen si viktima pjesëmarrëse në procedurë, ndahen në grupe dhe përfaqësohen bashkërisht nga mbrojtës që përmbushin kriteret. Për pranim në Listën e Mbrojtësve, mbrojtësit duhet të kenë një përvojë të caktuar në çështjen penale që kanë të bëjnë me viktima, veçanërisht viktima të cenueshme. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave administron Listën e Mbrojtësve të Viktimave.

Gjatë prezantimit të tyre për Odën e Avokatëve të Kosovës, përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës shpjeguan kriteret e pranimit në të dy listat, mënyrën e paraqitjes së kërkesës dhe iu përgjigjën pyetjeve nga të pranishmit.

Burimi: 
Dhomat e specializuara