Të premten, më 17 maj 2019, Administratorja në koordinim me Kryetaren dhe pas këshillimeve me gjykatësit, miratoi Udhëzuesin e Punës të Zyrës Administrative mbi Dosjet dhe Parashtrimet e Protokolluara para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ky Udhëzues Pune është dokument bazë i cili përcakton mënyrën e marrjes, administrimit dhe shpërndarjes së dokumenteve si parashtrime, dosje dhe dokumente apo materiale të tjera që kanë lidhje me procedurat para DHSK-së. Udhëzuesi përmban edhe nene në lidhje me kriteret e strukturës dhe përmbajtjes së parashtrimeve.

Synimi i këtij udhëzuesi është që të garantohet përpunim i njëtrajtshëm, efikas, i sigurt dhe i saktë i dokumentacionit të procedurave para DHSK-së. Palët dhe pjesëmarrësit në procedurat para DHSK-së duhet të njihen me këtë Udhëzues Pune.

Udhëzuesi i Punës gjendet në faqen e DHSK-së në Internet, në të tri gjuhët zyrtare.

Burimi: 
Dhomat e specializuara