Më 25 janar 2019, Shefja e Zyrës së Pjesëmarrje së Viktimave, Silke Studzinsky, u takua me anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë në Beograd, të cilëve u foli për mandatin dhe veprimtaritë e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në veçanti për praktikën e pjesëmarrjes së viktimave në procedurat e ardhshme gjyqësore. Pas prezantimit u bënë pyetje dhe diskutime.