Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH) ftuan organizata joqeveritare, avokatë dhe përfaqësues diplomatikë për diskutim në panele, i cili u zhvillua më 21 mars në Prishtinë. Drejtori ekzekutiv i FDH-së Bekim Blakaj ceku temat kryesore  për të cilat është e interesuar shoqëria civile në Kosovë. Zëvendësadministratori i Dhomave të Specializuara të Kosovës Guido Acquaviva dhe ndihmësjuristja Kinga Tibori-Szabo shpjeguan mandatin dhe strukturën e institucionit dhe folën mbi zhvillimin e procedurave gjyqësore të drejta, të pavarura dhe të sigurta para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Bekim Blakaj bëri pyetje vijuese në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave dhe procedurën e pranimit të avokatëve në Listat e Mbrojtësve. Avokatët e pranishëm, disa prej të cilëve tashmë janë pranuar në njërën prej Listave ose kanë paraqitur kërkesë për pranim, kërkuan informacion praktik në lidhje me Mbrojtësit. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile ishin të interesuar për Programin për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Takimi vazhdoi në një atmosferë jozyrtare ku përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara iu përgjigjën pyetjeve të tjera dhe diskutuan ide të reja për veprimtarinë në të ardhmen të këtij Programi.

Burimi: 
Dhomat e specializuara