Më 22 shtator, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Vizitave të Institucioneve dhe çelën dyert për publikun nga ora 9:30 deri në 12:30. Rreth 80 vetë - kryesisht studentë - vizituan mjediset publike, sallën e konferencave të shtypit, qendrën për median dhe galerinë publike prej ku mundën të shihnin sallën e gjyqit. Anëtarë të personelit të DHSK-së dhe ZPS-së, shpjeguan historinë, mandatin e gjykatës dhe të programit të saj për komunikim dhe ndërgjegjësim. Gjithashtu ata ofruan informacion në lidhje me të drejtat e të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave dhe masat mbrojtëse në sallën e gjyqit.
Burimi:
Dhomat e specializuara