Më 31 janar 2022, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatovic, kreu një vizitë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ajo u takua me drejtueset e DHSK-së, Kryetaren Ekaterina Trendafilova dhe Administratoren Fidelma Donlon, dhe me Prokurorin e Specializuar Xhek Smith.

Drejtuesit e DHSK-së e njohën Komisioneren me zhvillimet më të fundit në proceset gjyqësore publike, pjesëmarrjen e viktimave dhe mbrojtjen e dëshmitarëve në këtë gjykatë, si edhe me programin për komunikim dhe ndërgjegjësim të DHSK-së.

Burimi: 
Dhomat e specializuara