Më 6 qershor 2024, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësen Marjorie Masselot (Francë) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më të njëjtën ditë, gjykatësja Masselot bëri betimin solemn.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, e uroi përzemërsisht gjykatësen Masselot dhe deklaroi se pret me kënaqësi bashkëpunimin me të në DHSK.

Biografia e gjykatëses Masselot gjendet në faqen e internetit në DHSK.

Emërimi i gjykatëses Masselot pason dorëheqjen nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë të gjykatësit Nikola Giju i cili është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Burimi: 
Dhomat e specializuara