Më 3 dhjetor 2024, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano, emëroi gjykatësin Pjotër Hofmanski (Poloni) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri), në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).

Gjykatës Hofmanski u emërua pas dorëheqjes së gjykatësit Antonio Balsamo si gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) për arsye profesionale. Gjykatësi Balsamo do të mbetet gjykatës në Regjistër.

Autoriteti Emërues emëroi gjykatësin Hofmanski në DHSGJK si një nga tre gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, në vend të gjykatësit Balsamo, në përputhje me nenin 26(5) të Ligjit.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, i uroi gjykatësit Hofmanski mirëseardhje të përzemërt dhe përshëndeti fillimin e punës së tij në DHSK.

Jetëshkrimin e gjykatësit Hofmanski mund ta gjeni në faqen e internetit të DHSK-së.

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara