Gjykatësi Fergal M. Gejnor (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: IrlandË

DATA E EMËRIMIT: 22 shtator 2020

Biografia:

Gjykatësi Fergal M. Gejnor punon si bashkëprokuror ndërkombëtar rezervë në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias (ECCC) dhe përfaqëson viktimat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka shërbyer si ndihmësprokuror i lartë në ECCC nga viti 2015 deri në vitin 2016 dhe si avokat për prokurorinë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nga viti 2001 deri në vitin 2013. Gjykatës Gejnor është diplomuar në Trinity College Dublin (Irlandë) dhe si magjistër në filozofi në Universitetin e Kembrixhit (MB). Ai është anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Irlandës.

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:

Anëtar i Trupit Gjykues në çështjet Gucati dhe Haradinaj dhe Thaçi dhe të tjerët (gjykatës rezervë).