Më 9 janar 2020, gjykatës Andres Parmas u emërua Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Estonisë për një mandat pesëvjeçar. Gjykatësi Parmas do ta marrë detyrën më 3 shkurt 2020.  

“Dëshiroj t’i përcjell gjykatësit Parmas përgëzimet e mia të sinqerta për këtë emërim të rëndësishëm, që është vlerësim i kontributit të tij të paçmuar në fushën e drejtësisë dhe një dëshmi për nivelin e lartë profesional të gjykatësve në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, deklaroi Kryetarja, gjykatëse Ekaterina Trendafilova.

Burimi: 
Dhomat e specializuara