Gjykatësi Roland Dekers, gjykatës në listën e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, është nderuar me titullin Oficer i Urdhrit Oranje-Nasau të familjes mbretërore të Holandës, nga Shkëlqesia e tij Mbreti Uillem-Aleksandër, Mbret i Holandës. Dekorata, që iu dorëzua më 2 prill 2026, vlerëson kontributin e tij të gjatë në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare penale dhe humanitare, përmes punës së tij në sistemin gjyqësor në Holandë, në Dhomën Gjyqësore e Krimeve të Luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara, deklaroi: “Kjo është mirënjohje dhe vlerësim i jashtëzakonshëm i përkushtimit të afatgjatë të Gjykatësit Dekers ndaj drejtësisë – ndërkombëtare dhe kombëtare. Gjykatësi Dekers ka qenë dhe është mbrojtës i përkushtuar i sundimit të ligjit dhe realizimit të vlerave dhe parimeve të tij. Ky nderim që i bëhet është njëkohësisht një tregues i rëndësishëm i kalibrit të lartë të gjykatësve të emëruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës.”