Më 19 mars 2020, gjykatësi Kith Reinër i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe si nënkryetar i Gjykatës. Për shkak të krizës shëndetësore botërore, gjykatësi Reinër ka vendosur t’ia kushtojë kohën punës së tij si gjykatës qarku në Britaninë e Madhe.

Kryetarja Trendafilova shprehu vlerësimin për kontributin e tij në punën e DHSK-së dhe i uroi të gjitha të mirat në përpjekjet e tij të tanishme.
 


 

Burimi: 
Dhomat e specializuara