SHTETËSIA: gjermani
DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017
Biografia:
Gjykatësi Kristof Barte (Gjermani) është prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani që nga viti 2010, ku është specializuar në procedimin penal të krimeve të luftës dhe gjenocidit. Gjatë periudhës 2009-2010, ai ishte prokuror publik në Mynih, i ngarkuar me çështje të së drejtës ambientale dhe të drejtës së përgjithshme penale. Më 2008-2009, punoi si gjykatës në një gjykatë lokale në Rozenhaim (Rosenheim) në Gjermani, ku kreu detyrën e gjykatësit hetimor dhe të gjykatësit të trupit gjykues. Nga 2005 deri më 2007 punoi si prokuror publik në Traunshtain (Traunstein). Gjatë periudhës 2004-2005, punoi si bashkëpunëtor shkencor pasuniversitar në Universitetin e Gëtingenit, në Gjermani. Nga 2002 deri më 2003 ishte gjykatës në gjykatën e qarkut në Bon dhe gjatë viteve 2001-2002 ishte avokat në profesion të lirë. Gjykatësi Barte kreu studimet juridike në Universitetin e Bonit dhe atë të Lajdenit (Leiden) në Holandë. Ai u diplomua si jurist nga Universiteti i Bonit (Gjermani) dhe u doktorua për të drejtën penale ndërkombëtare në Universitetin e Gëtingenit. Gjithashtu ai është ligjërues i jashtëm në të drejtën dhe procedurën penale, të drejtën penale ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndër të tjera në Rrjetin Evropian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN) dhe në Akademinë Gjyqësore të Gjermanisë. Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe vendore.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:
Anëtar i Trupit Gjykues në çështjet Gucati dhe Haradinaj dhe Thaçi dhe të tjerët;